Telefonatat e rreme në drejtim të repartit zjarrëfikës Shkodër vijojnë të jenë një problem serioz. Drejtori i zjarrëfikses në Bashkinë Shkodër, Agron Dibra, thotë se telefonatat e rreme janë një shqetësim për këtë repart, e për këtë janë bërë kallëzime në polici dhe prokurori, ku madje në këtë të fundit janë dërguar 5 raste, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë.
Por, shqetësim serioz mbeten edhe parkimet e automjeteve në shumë lagje apo rrugica të Shkodrës, çka vështirëson edhe punën e zjarrëfikses në raste zjarresh.
Dibra ka një apel për drejtuesit e automjeteve që të mos parkojnë në zona ku kalimi i automjeteve të tjera është i pamundur.