Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme. Studentët kanë nisur protestën para Parlamentit duke këmbëngulur që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre.
Raportohet se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të parlamentit. Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm. Aktualisht protesta është e qetë.