Shqipëria ka dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë Gholamhossein Mohammadnia për cenim të sigurisë kombëtare. Por lajmi nuk ka burim Shqipërinë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një zyrtari mjaft të lartë afër Shtëpisë së Bardhë. Largimi i ambasadorit është bërë i ditur nga John Bolton, këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e sigurisë, John Bolton.
Në një postim në rrjetet sociale, Bolton thekson: “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke i sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar”.