Arrestohet nga policia burri i dhunshëm, i akuzuar se ka rrahur bashkëshorten e tij, 29-vjeçare. “Gjani Brozi 29 vjeç, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, për motive xhelozie ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur bashkëshorten e tij, shtetasen E. L. 29 vjeçe”- njofton policia. Burri kishte shkruar ne spital te mjekonte doren, pasi e kishte te lenduar. Ai shoqerohej edhe nga gruaja e tij, 29-vjecarja E.L. Aty mes tyre ka plasur sherri, pasi burri e akuzon se ajo ka nje lidhje tjeter. Pas debatit, ai e ka rrahur ne ambinetet e spitalit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!