Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Protesta në “Rrugën e Kombit”- hetim veprimeve të Policisë, ja çfarë dyshohet

ShkodraWeb 10 April, 2018
rrugaKombitSportelet

Prokuroria e Kukësit, krahas hetimit që ka nisur për 23 protestuesit në Rrugën e Kombit, po heton edhe veprimet e forcave të Policisë dhe FNSH-së në protestën që përfundoi me djegien e sporteleve të firmës private, që ka marrë koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës. Burime brenda Prokurorisë së Kukësit thonë se po hetohet për disa veprime arbitrare të efektivëve të FNSH-së. Hetimet janë përqendruar kryesisht në ditën e protestës, ku policia u qëllua me gurë nga protestuesit dhe ka dyshime se u është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, çka përbën shkelje të rregulloreve.

Hetimet kanë nisur pasi ka pasur dëshmi nga pjesëmarrës se janë qëlluar dhe provokuar nga policia në atë përplasje. Gjithashtu, janë duke u verifikuar edhe kamerat e sigurisë që gjendeshin atje për sjelljen e policisë.

Në protestën e Rrugës së Kombit, kundër tarifës së kalimit prej 5 euro, mbetën të lënduar 12 efektivë, sipas burimeve zyrtare. Nga ana e protestuesve u arrestuan 23 të tillë, ku 11 u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu, ka pasur pretendime edhe për mënyrën se si janë arrestuar protestuesit. Aksioni i policisë u zhvillua orët e natës, ku disa prej tyre janë arrestuar nëpër banesa. Të njëjtat burime thonë se janë duke u verifikuar edhe metodat e ndjekura nga policia për arrestimin e protestuesve. Momentalisht nuk ka akuza për dhunë gjatë arrestimit apo keqtrajtim në vendet ku janë mbajtur protestuesit.

Të mërkurën që shkoi u zhvillua edhe seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 23 protestuesit. Për shkak se Gjykata e Kukësit nuk ofronte kapacitetet e nevojshme për mbarëvajtjen e saj, seanca u zhvillua në Gjykatën e Tiranës. Policia e Shtetit mori masa të jashtëzakonshme për zhvillimin e seancës, duke angazhuar plot 1000 efektivë policie dhe duke rrethuar në një perimetër prej 1 km godinën e Gjykatës.

Përkundër masave të sigurisë, përplasje pati brenda mjediseve të Gjykatës mes uniformave blu dhe deputetëve të opozitës, të cilët kërkonin të merrnin pjesë në seancë. Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në burg 11 prej 23 të arrestuarve, ku njëri prej tyre u la në burg me afat 20-ditor. Dhjetë prej protestuesve u lanë në detyrim paraqitjeje dhe dy në arrest shtëpiak. Vendimi u kontestua, si nga protestuesit e shoqërisë civile ashtu edhe nga deputetët e opozitës të pranishëm në seancë.

Vendimet janë apeluar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Mbi protestuesit rëndojnë akuza si tubim i paligjshëm, kundërshtim i forcave të rendit dhe shkatërrim prone. Disa prej tyre kanë rrëfyer në Gjykatë se policia ushtroi terror gjatë arrestimeve, duke i prangosur në orët e vona të natës.

Pas këtyre ngjarjeve, Kryeministri Rama është tërhequr nga tarifimi prej 5 eurosh për kalimin e rrugës për banorët e zonës. Megjithatë, protesta la shije të keqe te maxhoranca, e cila shkarkoi edhe dy këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Kukësit, që mbështetën protestën e banorëve. /panorama.com.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: E RËNDË/ 28- vjeçari gjendet nga familjarët i vetëvarur në një pemë
Artikull pasardhës: TRAGJIKE/ Një tjetër shqiptar humbet jetën në Itali duke punuar për ndërtimin e një sheshi

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
  • VIDEO – Lirimi i hapësirave publike në qytetin e Shkodrës, aksioni vijon në bulevardin “Zogu i Parë”… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
vis krymbi 15 prill 1979

NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.