Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Laprakë të Tiranës, ku një 17-vjeçare humbi jetën dhe u lëndua i dashuri i saj, policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar.
BalkanWeb raporton se 19-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes ku u përfshinë në mënyrë fatale, Briselda Gjikola dhe 23-vjeçari Erion Bengo nuk është gjetur në banesën e tij. Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë, është një konflikt që 2 djemtë kanë patur me njëri- tjetrin para një jave. 19-vjeçari ka ngacmuar Briselden dhe i dashuri i saj e ka qëlluar.
19-vjecari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Aktualisht po vijojnë kontrollet. /BW/