Ndalohet drejtuesi i mjetit, që dyshohet se përplasi me makinë të riun në Fier, të cilin e gjetën të pajetë në kanalin buzë rrugës.
Policia e Fierit bën me dije se ka ndaluar shtetasin A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.
“Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja”- njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.