Ngjarje e rëndë në Kraste te Martaneshit. Një femijë vetëm 6- vjeç është ka mbetur i lënduar rëndë pas një sherri që autori kishte me të atin e tij dhe i shkoi me kallash në banesë. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga nga policia.
Djali ka marre së paku 3 plumba në pjesën e fytyrës, ndërkohe që autori i ngjarjes është identifikuar si Jetmir Koxheri, 27 vjec. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes Koxherrit dhe babait të djalit. Pas sherrit, autori ka shkuar me kallash në banesën e personit që u zu dhe ka p.lagosur aksidentalisht te miturin.
NJOFTIMI I POLICISË
Reagimi në kohë i Policisë vë në pranga autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbeti i plagosur një fëmijë. Sekuestrohet arma e krimit automatik tip “kallashnikov”.
Me datë 19.06.2019, rreth orës 01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe sekuestrimi i armës së krimit.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje.