Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSHE) njofton ndërprerjen e energjisë elektrike nesër (9 tetor) në disa zona të vendit. Për shkak të remontit të planifikuar në linjën 35kV, L30-55/2 35kV Koplik 220kV (Bogiq) – Shkodra 3, në datën 9 tetor në intervalin kohor 10:00-14:00, do të ketë mungesë energjie në disa fshatra dhe lagje të Bashkisë Shkodër dhe fshatra të M.Madhe: Kiras, Lopçej, Shtoi Ri, Shtoi Vjetër, Borici Madh, Borici Vogël, Ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, Gril, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfe, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj.