Një i ri është nxjerrë nga rrënojat në orët e para të mëngjesit të sotëm. Klajdi Qato, 25 vjeç u nxor nga rrënojat e hotelit shëndosh e mirë. I riu është djali i pronarit të hotelit të rrënuar nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit së të martës.
I riu ka qëndruar përreth 21 orë nën rrënoja në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve.