Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NDODH EDHE KËSHTU/ Nuk bie shi në Kinë dhe spitalet e Kosovës mbeten pa doreza…

ShkodraWeb 21 April, 2019
doreza bardha

“Arsyeja është që në Kinë nuk po bie shi. Për shkak që pas shiut atje nxirret materiali për përpunim të dorëzave”. Ky është arsyetimi që kompania furnizuese me doreza ia ka dhënë drejtorit të spitaleve, kur i ka pyetur pse nuk po i sjellin dorezat për të cilat i kanë marrë paratë.

Nuk janë paratë arsyeja pse spitalet nuk kanë barna e material shpenzues. As ministri i Shëndetësisë dhe as drejtori i krejt klinikave e spitaleve publike (ShSKUK-së) nuk ankohen për buxhet.

Problemi është që kjo strukturë, që aktualisht e ka në dorë shëndetësinë, nuk ka lidhje me menaxhim. Kjo situatë e ilustron dhe e bën të qartë një realitet: në Kosovë, një punë menaxhohet profesionalisht veç nëse qëllim primar ka vjedhjen e parave të shtetit.

Dhe kjo s’ka të bëjë vetëm me shëndetësinë. Sukses nuk ka një sektor, qoftë ai diplomaci, politikë, arsim, ujë apo bërllok, nëse aty nuk ka diçka për ministrin, drejtorin, shefin… Por të kthehemi te shëndetësia. Te sektori ilustrativ. Ka një kohë që s’po përmenden mungesa e parave dhe as keqpërdorimet e korrupsioni në blerjen e barnave.

Problemi aty po del të jetë padijenia totale për të menaxhuar buxhetin e listës esenciale. Madje deri në atë masë sa me burrat e shkolluar që kanë marrë punët në dorë, tallen biznesmenët e kompanive furnizuese. Në mesin e shumë barnave e materialit shpenzues që mungojnë në QKUK e spitale janë dorëzat.

Por ato janë blerë. Procedurat janë kryer e paratë janë dhënë. Këtu nuk mund të fajësohen as ministri Uran Ismaili, as drejtori i spitaleve, Basri Sejdiu. Furnizimi ka ngecur në një hallkë tjetër – te liferimi, pra te sjellja e materialit nga kompania furnizuese deri te spitali. Dhe, këtu po del se nuk kanë faj as biznesmenët e kompanive furnizuese.

“Arsyeja është që në Kinë nuk po bie shi. Për shkak që pas shiut atje nxirret materiali për përpunim të dorëzave”.

Ky është arsyetimi që, siç raporton “Koha Ditore”, kompania furnizuese me dorëza ia ka dhënë drejtorit të spitaleve, kur i ka pyetur pse nuk po i sjellin dorëzat për të cilat i kanë marrë paratë. Ngrohja globale e ka bërë të veten. Kina është furnizuesi më i madh në glob me talk (pudër).

Bota është në rrezik të mbesë pa dorëza. Pa to nuk mund të bëhen as ekzaminimet më të thjeshta e lëre më lindjet apo operacionet e komplikuara të QKUK-së. Megjithatë, nuk bën të krijohet panik. Në secilën barnatore i gjen për 0.10 centë. Veç duhet t’i blesh para se të shkosh te mjeku. Infermierja kryesore në Gjinekologji u ka treguar haptazi grave që kanë shkuar për të lindur se nuk mund të lindin pa i pasur me vete 10 palë dorëza dhe 5 ampula Oxytocin (ilaç për nxitjen e kontrakcioneve). Ka ngjitur një letër te dera dhe fotoja e asaj letre ka bërë xhiro nëpër media sociale, ku ka vluar “aktivizmi qytetar”.

Komente të shumta. Të gjitha të llojit: me buxhetin që është (keq)përdorë këtu kanë mundur të blihen dorëza, ose, me buxhetin që është ndarë për t’u (keq)përdorë aty mund të blihen dorëza. Por kjo është gabim. Para për dorëza ka. Le të (keq)përdoret buxheti. AAK-ja ka mbetur prapa jo veç në punësime. Meqë para ka, pse është aq e vështirë të blihen barnat e materiali shpenzues me para të shtetit? Ekziston Ligji i Prokurimit.

Ekziston sistemi i alarmeve kur një kontrate i afrohet fundi. Janë ministri e drejtori. Janë edhe zyrtarët, këshilltarët, sekretarët… Mungon motivi. Të gjithë këta kur sëmuren o shkojnë në klinika private, o trajtohen me përparësi e kujdes të veçantë nëpër klinikat e spitalet publike.

Këtë të dytën jo shumë më qejf, megjithatë. Xhepat i kanë më të thellë, dhe edhe nëse ndonjëri i ka pasur dikur të cekët, tash nuk do që ta kujtojë atë kohë. Nuk ua di as pacientëve që një palë dorëza u kushtojnë një e katërta e bukës, as atyre që kanë shitur shtëpitë për të blerë citostatikë. Përveç kësaj, s’ka as përfitime aty.

Kupa e dallavereve shumëvjeçare me blerjen e barnave e materialit shpenzues pati nisur të derdhej aq vrullshëm, saqë pati qenë e pashmangshme për ministrin e fundit të Shëndetësisë që të merrej me prishjen e rendit të pararendësit gjilanas, i cili pati blerë ilaçe deri 20 herë më shtrenjtë sesa çmimi real nga kompani të bashkëqytetarëve të vet. Natyrisht, me paratë e shtetit të dedikuara për listën esenciale. Ministri aktual edhe mund të mburret me prishjen e kontratave të tilla. Por, megjithatë, ai e di se kjo nuk mjafton.

Kur pati marrë detyrën pati thënë se do ta denonconte atë që ka gjetur në Ministri, por edhe se hetimi është detyrë e organeve të drejtësisë. Sidoqoftë, prokuroria nuk ka shprehur interesim për të parë se për çka bëhet fjalë, ndonëse shifrat i ka publikuar “Koha Ditore”. Ministri disi mund të nxirret edhe për vonesën e blerjes së barnave menjëherë pas marrjes së pozitës. Por nuk mundet për stërzgjatjet e procedurave gjatë gjithë vitit që lëmë pas. Prej këtij viti përgjegjësia për blerjen e barnave të listës esenciale është bartur nga Ministria te ShSKUK-ja.

Procesi i transferimit tani është bërë letra kryesore që mbajnë në dorë edhe ministri, e edhe drejtori i spitaleve kur u kërkohet përgjegjësi për mungesën e barnave, edhe pse kanë pasur më shumë se një vit në dispozicion për t’u bërë gati. Pastaj, bartja e përgjegjësisë te ShSKUK-ja nuk do të thotë se Ministria zhvishet nga detyra për ta mbikëqyrur dhe ndërhyrë kur barnat mungojnë nëpër spitale.

Gjithë këto matematika shfajësimi e kanë bërë ministrin njëfarë menaxheri të ikjes së përgjegjësisë më shumë se të shëndetësisë. Dështimin në menaxhim e vërteton më së miri 60-përqindëshi.

Për 60 për qind është rritur prej vjet buxheti për barna e material shpenzues. Në 60 për qind ka rënë furnizimi i klinikave e spitaleve. Ideja është ta gjejmë një zgjidhje në Kosovë, sepse shiut në Kinë s’kemi ç’t’i bëjmë. /Koha/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ZGJEDHJET NË MAQEDONI/ 1.8 mln votues zgjedhin sot Presidentin e ri, në garë edhe një shqiptar…
Artikull pasardhës: GRABITJA NË RINAS/ Prokuroria nis marrjen në pyetje të drejtuesve të aeroportit për sigurinë…

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.