Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

Mira Kazhani i përgjigjet Sali Berishës për përfshirjen e saj në aksident: Jam pa faj, policia nuk arriti ta identifikonte Nertilin…

ShkodraWeb 4 years ago

Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua. Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

E ke dhe me video nga momenti i aksidentit në komisariat, ku jam ndaluar e kam dhënë dëshminë. Unë nuk pi alkool. Nuk vë as gjoba me lekë a tekste. Kundër teje kam qenë politikisht që në ’97-ën, kur im vëlla u plagos nga një plumb qorr i bandave në mes të Burrelit. Nga ato armë që ti i nxore sheshit për të ruajtur veten, pa pyetur se kush po vritej, qoftë edhe aksidentalisht. Këtë javë kam menduar gjatë, por mbi të gjitha jam lutur që ai djalë të bëhet mirë. Aq sa kur më pyesnin nëse isha lënduar vetë, më dukej sikur s’më kuptonin. Unë jam lënduar, edhe pse pa faj. Nuk ka njeri normal në timon që dëshiron të përfshihet në aksident. Askujt nuk i bëhet qejfi, veç në e paç emrin Sali Berisha, që nuk heq dorë duke nxirë e vrarë edhe të pafajshmit, vetëm për t’i dhënë një orë më shumë jetëgjatësi politikës tënde, që do veç kufoma ndër të shëndoshë e të lënduar.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.

E kuptoj që ty asgje s’të bën përshtypje. Por unë kam veç veten e familjarët e mi për të kaluar këtë shqetësim që s’e shkaktova, por ndodhi.

Ti mos u ndal. Përfshirja jote në sulm publik me gënjeshtra ndaj meje flet më shumë se çdo sulm politik. Mos i përzje gjërat kot. Ti po më sulmon si njeri, jo si gazetare. Unë nuk u bëra gazetare me këtë qeveri. Kam qenë kur ti u ktheve në 2005-ën, edhe kur ike në 2013-ën, jam edhe sot. Unë bëj profesionin tim, pavarësisht se kush është në qeveri. Dhe sipas logjikës tënde, i bie që kam qenë gazetare edhe e oborrit tënd, kur të mbuloja mbledhjet e qeverisë.

E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata që të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe. /Nga Mira KAZHANI, marrë nga TiranaPost.al/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO/ Zhvendosen predhat e rrezikshme nga magazina e ish- Institutit të Misrit në Dobraç të Shkodrës, dyshohet se janë nga viti 1997…
LAJM PAS: GRABITJA NË RINAS/ Celulari i grupit të Admir Murataj, i gjetur në furgonin “Hetimi tatimor”, dërgohet në Izrael…

TË FUNDIT

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Aktualitet

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…

39 mins ago
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

2 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • TESTI – Cila është forca lëvizëse e jetës suaj, zgjidhni një imazh për të zbuluar menjëherë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

TË FUNDIT

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…
  • Aktualitet

FOTO – Bashkia Shkodër ndërhyrje në merkatën e Rusit, përmirësim i mëtejshëm i standardeve të tregtimit…

39 mins ago
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i pajetë në Vau Dejës 52- vjeçari, dyshohet se është vetëvarur (emri)

2 hours ago
EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…
  • Aktualitet

EMRAT – Sërish ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit që lëvizin në disa komisariate…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.