Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e Laprakës ku u përfshinë në mënyrë fatale dy të rinj 17 dhe 23 vjeçarë. Mësohet se policia ka arritur të identiikojë autorin dhe e ka shpallur atë në kërkim. Për arsye hetimore emri i autorit të dyshuar nuk bëhet publik.
Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve Briselda Gjikola, 17 vjeçe dhe Erion Benga, 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës.
Si pasojë e të shtënave shtetasia B. Gj., ndërroi jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
MUND TË LEXONI EDHE:
EMRAT/ Kush është vajza që humbi jetën në Tiranë dhe i riu 23- vjeçar në gjendje të rëndë…
DETAJET/ Ngjarja e rëndë në kryeqytet, dy persona i zunë pritë të rinjve që ishin në një makinë…