Toka akoma nuk ka zënë vend. Shqipëria vazhdon të tronditet pa pushim. Termetet nuk kanë arritur më intensitetin 5.8 ballë por janë më të dobët. Gjatë natës ka vijuar regjistrimi i lëkundjeve, të cilat kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm. Vetëm para pak minutave, në orën 09.05 është regjistruar një lëkundje 3.5 ballë, në një thellësi 20 km dhe në të njëjtën zonë si të gjitha termetet. Ndërokohë, nata e kaluara ka qenë mjaft e vështirë për qindra familje. Nga paniku, kanë preferuar ta kalojnë natën në qiell të hapur, duke përfituar vetëm ndonjë çadër mbi kokë.