Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në spitalin e Lezhës, ku është goditur një mjek në ambientet e spitalit. Mësohet se mjeku dermatolog është shtetasi Zef Doda, i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Tiranës. Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është goditur me sende të forta nga familjari i një pacienti.
Policia ka bërë të ditur në informacionin e saj paraprak se mjeku Zef Doga është goditur nga një 24 vjeçar me inicialet E.LL. I riu pasi ka goditur mjekun është larguar nga vëndgjarja, por ai është shpallur në kërkim nga forcat e rendit.
Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot.
Lezhë / Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.