Arta Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Burimet thanë se kërkesa i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Muçit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës znj.Vorpsi kërkon prejt tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit.
Po sipas të njëjtave burime, për shkak të konfliktit të interesit, Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe e betuar para tij si anëtare e Kushtetueses, nuk mori pjesë në mbledhje. Lidhur me kërkesën e znj. Vorpsi, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë në vota të barabarta 2 me 2, duke mos arritur të marrin dot një vendim për këtë kërkesë.