Një rrufe raportohet se ka rënë në fshatin Suka të Njësisë Administrative Dajç në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë plagosur 3 anëtarë të një familjeje. Drejt vendngjarjes janë nisur ndërkohë 3 ambulanca. Sipas informacioneve nga tarreni, deri në këto momente mjekët por as kryeplaku i fshatit nuk kanë mundur të identifikojnë personat dhe vendndodhjen e e të plagosurëve. Paraditen e sotme, moti ka qënë i paqëndrueshëm, ku nuk kanë munguar as bubullimat e vetëtimat. Sipas gjasave, njëra prej tyre ka goditur edhe familjen në fjalë.