Kur spiunët shqiptarë zbuluan CIA-n dhe MI6 që donin rrëzimin e regjimit komunist të Hoxhës, 300 u vranë

Loading...

Shërbimi sekret amerikan CIA dhe ai britanik MI6, nisën një operacion të përbashkët për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, por kjo përfundoi në katastrofë për ta. Dosja historike, e publikuar nga BBC në gusht 2016, sillet edhe një herë për lexuesin nga “Panorama”.

Gjatë katër viteve, ata (agjentët amerikanë e britanikë) ishin nën vëzhgimin e “mprehtë” të shërbimit sekret shqiptar, thuhet në publikimin e BBC.

Në atë kohë, 300 agjendë humbën jetën. Shumë pas dështimit të operacionit, u fajësua agjenti britanik Kim Philby, i cili kishte spiunuar për sovjetikët. Por historiani britanik Steve Long, ka gjetur prova të reja. Ai thotë se Sigurimi i Shtetit në Shqipëri ishte fuqizuar së tepërmi si institucion, çka solli edhe zbulimin e agjentëve sekret të CIA dhe MI6.

Long sqaron gjithashtu se Enver Hoxha kishte rritur pushtetin e tij në Shqipëri, ndërsa agjencitë perëndimore sekrete nuk kishin menduar besnikërinë e popullit ndaj diktatorit. Sipas tij, shkak i dështimit ka qenë mosbashkëpunimi efektiv mes britanikëve dhe amerikanëve.

“Është e vërtetë se Sigurimi në këtë kohë ishte shumë efektiv, duke sunduar përmes terrorit dhe besimit tek popullsia. Britanikët e nënvlerësuan këtë. Ata mësuan që ta marrin regjimin komunist më seriozisht”.

I pyetur se ku bazohet për librin e tij, Long thotë: “Për fat të keq arkivat shqiptare nuk janë të hapura, ka vetëm disa dëshmi. Më shumë jam bazuar tek arkivat amerikane. Janë shumë të rëndësishme pasi dëshmojnë shumë për marrëdhëniet e CIA-s me MI6 në Londër. Ato ilustrojnë antagonizimin mes Uashingtonit dhe Londrës”.

“Amerikanët kishin dyshime ndaj britanikëve. Sipas tyre, britanikët po punonin pas shpine kundër amerikanëve, po tentonin të bënin marrëveshje sekrete me grekët, italianët, me regjimin e Titos. Amerikanët kishin disa arsye për të dyshuar”, shton.

Lini komentin tuaj...

Loading...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.