Aktori i njohur Neritan Licaj në një reagim në rrjetin e tij social Facebook, nuk ngurron ta quajë Ramën idiot, duke e akuzuar se me 20 vjet që ka vjedhur sa ka qenë në pushtet, djali i tij do të jetojë gjithmonë si pasha.
“Kujt i plasi per djalind tend o idjot..ke vjedhur aq shume ne 20 vjet pushtet sa yt bir do jetoj si pasha…ne na duhet fati i femijve tane,te njerzve te nderrshem qe punojne me djersen e ballit dhe skane as garancine te rrisin femijet normalisht ne kete vend qe shkaterrove ti dhe gjithe politika juaj e mbrapsht…dhe ne jemi shume.
P,s asgje me djalin tend…perkundrazi keqardhje sepse ai do vuaj tere jetan qelbesirllekun tend.”, shkruan Liçaj.
Reagimi i aktorit ka ardhur pas deklaratës së Ramës ku gjatë prezantimit të platformës online për punësimin e 1 mijë studentëve, ai tregoi historinë e djalit të tij Gregorit kur ky i fundit aplikoi për në universitet dhe nuk u pranua, kështu që u detyrua sipas Ramës që të punonte një vit.