26 jetë të humbura dhe më shumë se 25 persona të konsideruar të humbur. Ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në në orën 03:54 të mëngjesit të së martës. I gjithë vendin është me sytë nga Thumana ku tre pallate te shumbura në tokë lanë pas disa viktima, ku vijojnë të jenë të bllokuar persona të tjerë gjendja e të cilëve ende nuk dihet.
Forcat e Ar.matosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijojnë kontrollet të cilët janë përqendruar në tre zona: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër Kryqit të Kuq dhe te Vila Palma po në Durrës.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë dhe në Durrës ndërkohë që zyrtarisht 27 Nëntori është ditë zie kombëtare.