Ndodh edhe kështu. Ditë të vështira në horizont për ish- gjyqtarin e lartë shkodran. Pas largimit nga “togat e zeza” përmes vetting-ut, ai do të duhet të përballet me drejtësinë. Mësohet se është pranuar kërkesa e prokurorisë për kalimin në gjykim të ish-gjyqtarit te Larte, Admir Thanza. Ka qenë gjyqtari i hetimeve paraprake Arben Micko, ai që ka kaluar për gjykim çeshtjen e Thanzës.
Prokuroria e Tiranes akuzon Thanzën për fallsifikim të formularit të dekrminalzimit. Kujtojmë se Thanza u shkarkua nga vetingu pasi iu zbulua një dënim në Itali, që ai e kishte fshehur si dhe arrestimin nga drejtësia italiane.
Në seancë, teksa ka qenë i pranishëm, Thanza ka kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se ai nuk ka qene kurre i denuar por ka pranuar denimin e kunatës pas një marrëveshjeje të bërë.