Hidhet perseri ne ere memoriali i nacionalistit grek Thimio Loli, ne fshatin Krane te bashkise Finiq. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur sot ne oret e para te mengjesit. Banore te zones kane njoftuar policine, e cila ka nisur hetimet per gjetjen e autoreve te vendosjes se eksplozivit te llojit tritol. Kujtojme se memoriali i tij eshte demtuar edhe me heret, nderkohe qe ndertimi u pasua me debat shume te madh. Kjo pasi, Thimio Loli cilesohet si një ithtar i Vorio-Epirit, madje edhe një v.rasës i dokumentuar i shqiptarëve në disa periudha.
Kush ishte Thimio Loli
Dëshmitë dhe dokumentet e historianëve, sipas të cilave vërtetohet se Thimjo Loli ka marrë pjesën në m.asakrat e shqiptarëve në vitin 1914 dhe ka qenë i lidhur me qarqet greke antishqiptare, kanë sjellë kohe me pare edhe reagimin e d.hunshëm ndaj memorialit të tij të ngritur në fshatin Kranja të Bashkisë së Finiqit.
Ne fillim te dhjetorit te 2018-s, memoriali u thye nga persona ende të paidentifikuar, vetem pak pas dokumentarit në “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel, ku evidentoheshin k.rimet e kryera ndaj shqiptarëve të Thimjo Lolit pas shpalljes së Pavarësisë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thimjo Loli, ndonëse nga banorët minoritarë të Kranjas në Delvinë njihet si hero, ai në fakt sipas historianeve ka kryer m.asakra ndaj shqiptarëve.
Si në vitin 1914, kur udhëhoqi kryengritjen për Epirin e Veriut në Sarandë, ashtu edhe në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi. Memoriali i tij është vendosur në qendër të fshatit minoritar dhe çdo vit aty kryhen ceremoni përkujtimore nga qarqe nacionaliste greke.