Fillimi i sezonit turistik ne Shkoder ka sjelle oragnizimin e nje takimi ne plazhin e Velipojes. Ishte i pranishem ministri i brendshem Sande Lleshaj dhe kryebashkiakja Voltana Ademi.
Ne fjalen e tij Lleshaj ka kerkuar nga policia e Shkodres te marre masa per perballimin e situates qe do te krijohet, duke i orientuar te mos lejojne “te fortet” te uzurpojne zonat e plazhit sic mund te kete ndodhur vitet e kaluara.
Leshaj kq folur edhe per fushaten antikánábis duke kerkuar qe ky fenomen te shkoje drejt minimizimit. Ministri i Brendshem ka kerkuar angazhim maksimal edhe per situaten e rendit e sigurise ne pergjithesi, duke kerkuar qe policia te mos beje hapa pas por vetem para ose anash.
Duke marre fjalen, kryebashkiakja Ademi ka folur per sexonin turistik duke vene theksin tek mungesa e nje date per startin zyrtar. Po ashtu, ajo ka thene se plazhi ne Shkoder nuk mund te shkoje deri me 15 nentor, duke rritur edhe ngarkesen fiskale ndaj bisnesit. Maksimumi, mund te arrihet deri me 15 shtator, ka thene Ademi.
Duke folur per situaten antikánábis, kryebashkiakja e Shkodres ka folur me emra konkret te fshatrave ku konstatohet se ka shtim te kultivimit krahasuar me nje vit me pare. Ademi ka kerkuar qe policia te veproje me vendosmeri pas informacioneve qe ka.
Qytetarja e pare e Shkodres ka njoftuar pergatitjen e nje raporti te detajuar per situaten e rendit dhe sigurise publike ne qark, per mbarevajtjen e turizmit dhe jo vetem, te cilen eshte treguar e gatshme t’ ia vere ne dispozicion edhe ministrit Lleshaj.
Pas Ademit, ministri Lleshaj ka vleresuar informacionin e dhene nga Ademi, duke e falenderuar dhe shprehur gatishmerine per zgjidhjen e problematikave. Me pas, takimi ka vijuar pa pranine e mediave. /ShkodraWeb Media/