Potestës së përfaqësuesve të medias, të mbajtur dje para parlamentit, kundër paketës “Antishpifje” iu bashkua edhe gazetari i njohur Enekel Demi. Gazetari pohoi se do të vazhdojë normalisht punën edhe nëse ky ligj merrte miratimin në Kuvend, sikuse ndodhi pasditen e djeshme. Ndër të tjera ai shtoi se media do ia bëjë edhe më të zezë jetën Ramës, por këto reagime të forta të tij, nuk janë pritur mirë nga ‘militantë’ të ligjit.
Demi është kërcënuar nga dikush në rrjete sociale, mesazhin dhe profilit e të cilët e ka bërë vetë publik ai, teksa shkruan:
“…dhe nga galeria e tipave të sotëm që më kanë “përshëndetur” nxehtësisht si i ka mësuar Sulltoni po përzgjedh këtë tipin, se më duket Rilindas i kultivuar e i bërë presh që fluturon lart falë Paketës Antishpifje”.