![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2018/06/nard-ndoka-qesh.jpg?x65294)
Kryetari i PDK-së dhe deputet i Kuvendit, Nard Ndoka ka zgjedhur një mënyrë origjinale për tu përfshirë por edhe pozicionuar në debatin e hapur pët Teatrin Kombëtar. Me një postim në Facebook Ndoka ka ironizuar keq drejtorin Henri Çuli me një fotomontazh, ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh të qartë politik. Ndoka shkruan:
“?Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo). ?
♦Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliwood-it”!?
⛔Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.
⛔Teatri Kombëtar, katër kulla! ?
⭕Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.
?Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!
?Teatrit po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama!?
Unë jam me Robert Ndrenikën!?”, përfundon Ndoka i cili ka publikuar edhe foton e mëposhtme.