Mjekët e spitalit të Lezhës kanë dalë në protestë ditën e sotme në mbështetje të kolegëve të tyre, nisur dhe nga rasti i më i fundit në Lezhë ku u godit mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda.
Në shenjë solidariteti ndaj kolegut Doda, bluzat e bardha dhe stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Madje ata kërkojnë që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.
Një ditë më parë pacienti që goditi mjekun dermatolog në spitalin e Lezhës u vëtëdorëzua në polici. Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.
“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”-ka thënë Eduart Lleshi.