Një investim tjetër, fusha sportive e mbuluar në Gjimnazin “28 Nëntori” është drejt përfundimit! Ndërtimi i një fushe polisportive të mbuluar dhe me ndriçim do të krijojë mundësinë e zhvillimit të orëve të edukimit fizik gjatë periudhave me rreshje për një numër të konsiderueshëm prej 776 nxënësish. Do të jetë një hapësirë e përdorimit dhe hapjes sa më shumë të godinës si qendër komunitare gjatë gjithë vitit për aktivitetet në ambjentet e jashtme.
Po zgjidhet një herë e mirë kanalizimi i ujërave të bardha në territorin sportiv të shkollës, një problem permanent dhe me pasojë përmbytjen e herëpashershme të vetë godinës së shkollës. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/