Një përplasje në mes dy mjeteve motorike është verifikuar para pak minutave në afërsi të vendit të quajtur Beltojë, në aksin kombëtar Shkodër- Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur dy makina. Po sipas këtyre burimeve, ka vetëm dëmtime të mjeteve që u përplasen ndërsa nuk raportohet për dëmtime në njerëz. Mësohet se në vendngjarje janë uniformat blu të qarkullimit që do të bëjnë edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.