Një aksident është shënuar në orët e pasdites në autostradën Lushnje-Fier. Si rezultat i mungesës së sinjalistikës, janë përplasur: Një autobus i linjës Shkodër-Athinë me targa AA 336RO, me një mjet tjetër tip “BMW”.
Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, përveç tronditjeve psiqike të pasagjerëve të autobusit dhe dëmeve materiale. Pasagjerët kanë zbritur dhe janë në pritje të një mjeti tjetër për të vazhduar udhëtimin.
Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.