Një i ri shqiptar ka humbur pa gjurmë në një nga ishujt e Greqisë. Mediat greke shkruajnë se policia po kërkon që prej së hënës pasdite 26 vjeçarin Lorenc Metaj, i cili u zhduk të hënë në Kalamoti ku po qëndronte.
I riu kishte shkuar në Chios vetëm për 20 ditë, me qëllim që të vizitonte familjen e tij që banon prej vitesh në Kalamoti dhe nuk di asnjë fjalë greqisht. Detajet dhe fotografia e tij u bënë publike me kërkesë të familjes së tij, e cila denoncoi rastin në polici.