E RËNDË/ Pas një postimi në Facebook, 29- vjeçari i jep tragjikisht fund jetës me fostoksinë…

Enea Xhaja i dha fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Mësohet se 29 vjeçari ishte pjesëtar i forcave të NATO-s, me detyrë oficer në Bonavi, Vlorë. Para se ti jepte fund jetës në mënyrën më tragjike, i riu ka bërë një postim në facebook, ku shprehet mjaft i dëshpëruar.

“Pas shume ftesave te bera per kafe …. dhe asnjeri sishte i disponueshem, nga inati botes do pi per qejf time…”- shkruan Enea, krah fotos duke pirë birrë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar Xhajën drejt aktit fatal.