Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka publikuar një letër, ku ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, i ka shkruan Ish-ministrit të Brendshëm të kohës Perikli Teta. Në këtë letër shkruhet se Genc Pollo, ka organizuar tubime të kundërligjshme dhe ka tentuar të sulmojë kryeministrinë. “Dhe unë pyesja veten ato ditë pse kjo lemzë? S’ më shkoi mendja te Fatos Klosi!”, shkruan mbi foton e publikuar në Facebook. Kjo letër mban datën 27 shtator 1998.