Studentët që prej më shumë se një muaji kanë dalë në protestë kanë dhe po bojkotojnë mësimin, sot kanë publikuar dhe platformën e tyre me kërkesat drejtuar qeverisë. Ata kanë bërë të ditura dhe një herë kërkesat e tyre, por kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera, ku një ndër to është dhe shfuqizimi i ligjit për Arsimin e Lartë.
Po ashtu bëjnë me dije se “Çdo grup pune nga studentët që do të ngrihet do të jetë me votë legjitime nga pjesëmarrja e minimalisht 70% e studentëve për Fakultet! Dhe nuk do pranohet asnjë student qe mund të jetë jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë. Cdo pjestar i çdo grupi pune, është i detyruar të largohet nga strukturat politike dhe jopolitike në rast se zgjidhet në një grup pune studentor”.
KËRKESAT EKZISTUESE
Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).
Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.
Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i teksteve mësimore.
Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.
Ndërtimi i bibliotekave me standarte Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.
KËRKESAT E REJA
Të zbatohen ligjet për individët: “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj. Të cilët duhet të kenë lehtësira për pagesën e tarifës vjetore.
Te pyeten dhe të konsultohet me student të cilet kanë këtë status për çdo moszbatim të ligjit dhe ndryshime të tij.
Të merren në konsiderate çdo sygjerim i studentëve me statusin, “Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e jetimit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik” etj.
PËR MË SHUMË KLIKONI LINKUN: PLATFORMA E INTEGRUAR E KESHILLAVE STUDENTORE PER UNIVERSITETIN