Bashkia e Shkodres ka kerkuar masa lehtesuese ekonomike- financiare per familjet dhe bisneset ne territorin e saj. Ne nje shkrese drejtuar Keshillit Bashkiak dhe qe eshte shperndare edhe per mediat, mes te tjerave lexohet:
”Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):
A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.”.
Me poshte mund te lexoni te plote dokumentin e pergatitur nga Bashkia e Shkodres.