Të tjera detaje dalin në dritë nga ékzèkùtimi me ármè zjarri i 25-vjeçarit në Vlorë. Kristjan Breshanaj u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 01:00 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’. Raportohet se Breshanaj është qéllùar me 5 plúmbà vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dyshohet se është nxjerrë në prìtë nga persona ende të paidentifikuar.
Po ashtu mësohet se 14 persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë, që mund të kenë dijeni për kónflìktet që mund të ketë pasur vìktíma.
Mes të tjerash rapotohet se policia ka sèkúestruar të gjitha pamjet filmike të zonës përreth dhe përgjatë zonës ku u gjet makina e djègur e autorëve. Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur.
Ndërkohë, policia po héton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek rèánimator në spitalin e Vlorës, po ashtu dhe për shkak të ndonjë kónflikti që mund të ketë pasur ai apo dhe vëllai i tij. Vìktíma ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.
Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë që tróndìti Vlorën në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë, siç është Fiter Bajrami.
Një fqinje e 25 vjeçarit të vráré me ármë zjarri në Vlorë, pohon se i riu nuk ishte person problematik, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte. Ajo tha mes të tjerash se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë.
Ndër të tjerat ajo tha se një prej plùmbave që kanë qëllúar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.
“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plúmbin në derë.
Nuk e dimë se pse mund të jetë vrárè. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Vìktíma ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja. /BW/