Del versioni zyrtar i ngjarjes së ndodhur në afërsi të kryeqytetit. Policia ka bërë të ditur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku një vajzë goditi me t.hikë kunatin e saj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vajza po hetohet në gjendje të lirë. 40-vjeçari i pl.agosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5, proceduan penalisht në gjëndje të lirë një18 vjeçare, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka pl.agosur me mjet pr.erës kunatin e vet shtetasin A.M.,40 vjeç banues në Tiranë, i çili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.