Dashi
Bëni të pamundurën për të larguar errësirën, e cila po ndikon negativisht në progresin tuaj. Mendohuni mirë para se të investoni diku, pasi fati është në anën tuaj. Sa i përket jetës personale, nuk parashikohen ndryshime.
Demi
Përgjegjësitë e papritura mund t’ju ndikojnë në planin e kësaj të shtune. Do ta gjeni veten duke bërë shumë për të tjerët dhe më pak për veten tuaj. Kontrolloni tonin në një raport dashurie. Ju do të jeni pjesë e diçkaje të madhe, e cila do të fitojë vlerësimin e të tjerëve.
Binjakët
Disa persona mund të krijojnë përshtypje të gabuar për ju. Mos lejoni spekulime të bazuara në humor, vlerësoni arritjen tuaja dhe gëzojuni suksesit. Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër së shpejti.
Gaforrja
Mund të ndiheni të lodhur për shkak të orarit të zgjatur në punë. Investimet e fundit do të rrisin financat tuaja, çfarë do të bëjë të ndiheni më të sigurt. Mund t’ju kontaktojë dikush nga e kaluara, duke ju dhuruar një ditë të paharrueshme.
Luani
Mendoni pozitivisht në mënyrë që të tejkaloni çdo sfide që ju del përpara. Mund t’ju rriten shpenzimet, por gjithçka do të jetë brenda buxhetit tuaj, ndaj nuk do të përbëjë problem. Ka gjasa të kaloni një mbrëmje romantike për partnerin/partneren tuaj, ndërsa beqarët e kësaj shenje rekomandohet të mos heqin dorë nga personi që dashurojnë.
Virgjëresha
Do të jetë e një ditë e mirë për të zhvilluar biseda me persona që takoheni rrallë. Mund të keni disa keqkuptime me partnerin/partneren tuaj, por asgjë me rëndësi. Tregohuni të qetë teksa shpjegoni gjithçka.
Peshorja
Personat e kësaj shenje duhet të përpiqen të gjejnë kompromis. Ka gjasa të përballeni me probleme në punë. Për t’i shmangur ato, bëni kujdes kur debatoni. Në mbrëmje përpiquni të gjeni mënyrën më të mirë për t’u relaksuar.
Akrepi
Ekziston mundësia të realizoni disa takime të rëndësishme gjatë kësaj të shtune, të cilat do t’ju vlejnë shumë në aspektin profesional. Me familjen do të kaloni një ditë argëtuese. Ndërsa mbrëmja do të jetë më e qetë.
Shigjetari
Disa Shigjetarë do të marrin vlerësime për arritjet e tyre. Ka gjasa që sot të zgjidhni një çështje të caktuar, nga e cila varet e ardhmja juaj. Sa i përket jetës personale, nuk do t’ju mungojë vëmendja nga partneri/partnerja juaj.
Bricjapi
Gjatë këtyre ditëve keni qenë të rrethuar nga njerëz mjaft pozitivë. Kjo ju ka ndihmuar të ecni përpara dhe të mendoni me qetësi rreth veprimeve tuaja. Përpiquni të kryeni më shumë aktivitete fizike, pasi janë mjaft të rëndësishme për shëndetin tuaj.
Ujori
Gjatë kësaj të shtune do të keni kohë mjaftueshëm për veten tuaj. Ka gjasa të zgjidhni një libër të ri për të lexuar, ose të merreni më shumë me kafshët. Mos humbisni kohë duke u futur thellë nëpër mendime.
Peshqit
Bëni kujdes, pasi mund të përfshiheni në marrëdhëniet e të tjerëve. Ka gjasa që dikush të veprojë kundër jush. Tregohuni të kujdesshëm dhe dëgjojini këshillat e miqve tuaj.