Mbrëmjen e sotme kati i katërt i një pallati në Lezhë është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beslidhja” të qytet. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset të cilët shuan flakët. Paraprakisht dyshohet një bombol gazi është bërë shkak i rënies së zjarrit.