Analisti Arjan Curri ka bërë deklaratëne fortë në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, kur tha se shpejti do të arrestohet një tjetër kryebashkiak në jug të vendit, pas arrestimt të kreut të bashkisë së Lezhës për tjeterësim pronash.
“Kjo fushatë do të karakterizohet me arrestime të bujshme. Ndjej keqardhje dhe për këtë rast PD do e ketë të vështirë të fitojë këtë bashki ne Lezhe për shkak të goditjes. Loja nuk do lihet vetëm me kreun e bashkisë së Lezhës, pasi sipas logjikës time dhe të dhënave shumë shpejt një kryetar i një bashkie të jugut të Shqipërisë do të arrestohet. Ai është në siglën e PS, por e ka humbur mbështetjen”- tha Curri .
Kaq ka mjaftuar që në diskutim të ndërhyjë deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili theksoi se mund të jetë një kryebashkiak që Rama nuk i ka punët mirë dhe se mund të jetë vënë nga Kocco Kokëdhima. Teksa iu përgjigj ngacmimeve të moderatores Eni Vasili, Salianji tha se mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.
“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjëra”- tha ai.