NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Akuzat nga SHBA, Kina mohon të ketë ‘fshehur’, i del në krah OBSH-së për korona virusin…

Qeveria kineze ka hedhur poshtë pretendimet “e padrejta” se ka tentuar “të fshehë” shpërthimin e korona virusit në qytetin Vuhan. Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashtme, ka thënë se Kina ka qenë “e hapur, transparente dhe e përgjegjshme” në informimin e botës rreth pandemisë. Ai ka thënë se “ka kaluar pak kohë derisa kemi kuptuar” për virusin, i cili zyrtarisht është vërejtur në Vuhan, në provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.

Ka shumë zëra se Kina ka fshehur shkallën e madje edhe ekzistencën e virusit në fazat e para. Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Kinën se nuk ka qenë transparente për shkallën e shpërthimit në Vuhan.


Të enjten, Lijian ka thënë se virusi mund të mos ketë origjinën në Vuhan dhe se mund të ketë shpërthyer “në secilin qytet, shtet apo rajon të botës”. Ai po ashtu e ka mbrojtur Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si shumë “Kino-centrike”. /REL/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!