Një automjet policie është përfshirë në një aksident të ndodhur orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një mjet tip “Benz” ka përplasur automjetin e policisë te “21 Dhjetori” në Tiranë.
Nga aksidenti ka dëme materiale, ndërsa në njerëz fatmirësisht nuk ka.