Nje aksident me 6 te plagosur ka ndodhur ne aksin Milot-Rreshen, ku nje autobus eshte perplasur me nje karotres. Te plagosurit jane derguar ne spital, ku sipas informacioneve, ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip autobus i drejtuar nga shtetasi N.M. me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.
Për pasojë, janë lënduar 6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmën e nevojshme mjekësore , ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policise:
Kurbin
Informacion paraprak
Me datë 20.04.2018,rreth orës 17:20, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot – Rrëshen , ka ndodhur një aksident automobilistik.