DASHI
Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë ti kushtoni më shumë vëmendje investimeve afatgjatë. Në aspektin afektiv do ju krijohet mundësi të njihni persona të rinj e interesantë.
DEMI
Duhet të tregoheni të duruar për të mësuar e për të bërë sa më shumë në mënyrë që të merrni vlerësimin e kolegëve tuaj. Në aspektin afektiv mos jini nervoz pasi nuk ka asgjë për të cilën duhet të keni frikë.
BINJAKET
Këtë periudhë mund të jeni paksa të trishtuar pasi do t’ju kthehen në kujtesë miq të vjetër që kanë lënë shenjë në zemrën tuaj. Në ambientin e punës duhet të jeni më të vëmendshëm këtë periudhë.
GAFORRJA
Bëni mirë të vlerësoni çdo mundësi që do ju ofrohet. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft impulsive e kjo do ju krijojë probleme me partnerin tuaj. Një këshillë: bëjini një dhuratë e lërini mënjanë mëritë.
LUANI
Do të mund të kaloni momente trishtimi që i përkasin aspektit tuaj afektiv, por që yjet ju këshillojnë të mos shqetësoheni. Në ambientin e punës do të jeni plot iniciativë e kjo gjë do të vlerësohet shumë.
VIRGJERESHA
Do t’ju duhet të gjeni një bashkëpunim të mirë , për të evituar konfliktet në ambientin e punës. Në dashuri, duhet të keni kujdes me një kolegun tuaj, pasi do të kërkojë këshilla nga ju, dhe ato duhet të jeni shumë koncize.
PESHORJA
Do të jeni shumë kreativ sot, në marrëdhënie me të tjerët. Në aspektin afektiv, do të filloni një histori dashurie që do të jetë mjaftë e pëlqyeshme për ju. Një këshillë: pranoni transformimet!
AKREPI
Duhet të kontrolloni sot reagimet tuaja sidomos në ambientin e punës. Të nervozoheni nuk do ju shërbejë për të lehtësuar gjërat. Në aspektin afektiv do të merrni nga partneri një propozim që nuk do ju pëlqejë . Kujdes!
SHIGJETARI
Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë të kontrolloni impulset tuaja. Në aspektin afektiv dita do të jetë e qetë .
BRICJAPI
Ndikimet yjore do të sjellin mirëqenie në financat tuaja. Në ambientin e punës do ju krijohet mundësia për të menaxhuar një situatë paksa të vështirë por që në fund do t’ia dilni mbanë.
UJORI
Gjatë ditës së sotme do të dëshironi të vini të rregull gjithçka, por kini kujdes të mos largoni prej vetes gjëra që mund të jenë të nevojshme për punën tuaj. Në aspektin afektiv do të ndiheni nën presion nga pyetjet e partnerit.
PESHQIT
Shumë gjëra i keni pezull e nuk do të keni aspak dëshirë të merreni me to. Në ambientin e punës impenjimet do të jenë të shumta. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje romantike me personin që doni.