
Vendimi u shpall ditën e sotme, më datë 23.11.2020, në kryeqytet, duke i hapur rrugë pjesëmarrjen ë kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Vendimi u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.
“Lëvizja për Ndryshim” u prezantua nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në datën 28 tetor.
Topalli është shprehur se nuk do të qëndrojë anash dhe të heshtë, por do të mbështesë projektin e brezit të ri për të shpëtuar Shqipërinë, që sipas saj është në dorën e tre njerëzve që e kanë çuar në buzë të greminës. Gjatë prezantimit që ajo i bëri partisë së saj ftoi të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje për të sjellë ndryshimin.