
Klubi i futbollit Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini.
Gjatë këtij sezoni, Martini ka dhënë kontributin e tij në drejtimin e ekipit. E falënderojmë për punën dhe përkushtimin e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Në ditët në vijim, do të zyrtarizohet trajneri i ri që do të drejtojë ekipin tonë në sfidat e ardhshme. /Njoftim në faqen zyrtare në Facebook të KF Teuta/