
Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Policia ka arritur të zbulojë identitetin e njërit prej autorëve të grabitjes spektakolare dje në Rinas. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe ShkodraWeb, bëhet fjalë për një emër mjaft të njohur për uniformat blu, autor edhe i grabitjeve të tjera në të shkuarën. Emrin e tij fillimisht e nxorrën mediat greke, ndërsa sot vjen edhe konfirmimi zyrtar nga autoritetet shqiptare. Personi i identifikuar, humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me FNSH-në që u vu në ndjekje të grabitësve të rreth 10 milion eurove nga barku i avionit gatit për nisje në Rinas.
Grabitësi i vrarë dje në mesditë në Rinas është Admir Murataj. Fillimisht lajmi u publikua në mediat greke, ndërsa konfirmohet zyrtarisht për Report Tv nga gazetari Arsen Rusta. Admir Murataj, që u ekzekutua 2 km nga Rinasi, ka qenë organizatori i grabitjes.