
Ka marrë fund pritja sa i përket Kampionateve Europianë të viteve 2028 dhe 2032, me UEFA-n që ka marrë vendimin përfundimtar.
Pa asnjë kandidaturë tjetër, Britania e Madhe dhe Irlanda do të presin Europianin e 2028-ës, ndërsa atë të katër viteve më vonë do të mirëpritet nga Italia dhe Turqia, të cilat vendosin të shpallnin një kandidaturë të përbashkët.
Vendimi ishte i lehtë për t’u marrë pasi nuk kishte asnjë shtet tjetër për t’i rivalizuar dy kandidaturave të paraqitura.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!