ZYRTARE – “Të kuqtë” i “rrëmbejnë” Vllaznisë edhe qendërmbrojtësin, Dajan Shehi firmos për 2 vite me Partizanin

Tashmë është zyrtare, Dajan Shehi nuk është më pjesë e Vllaznisë, por në të njëjtë kohë është bërë lojtar i Partizanit. Mësohet se sot pasdite është arritur edhe akordi final i qendërmbrojtësit elbasanas me klubin e Partizanit.

Nesër Shehi do të prezantohet në Ohër nga drejtuesit e kuq, duke iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje në prag të ballafaqimit në Ligën e Konferencës. Gazeta zbulon se Shehi ka firmosur kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër sezon.

POSTIMI I DAJAN SHEHIT

“Pas dy sezoneve të mrekullueshme me Vllazninë doja t’iu njoftoja se nuk do të jem më pjesë e klubit të Vllaznisë. I falënderoj shumë për mundësinë që më dhanë të isha pjesë e klubit, Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, drejtorin Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi. Falenderoj gjithashtu stafet teknike që kam punuar dhe më kanë mbështetur këto dy sezone ku isha i pranishëm.

Sigurisht një falënderim i madh është dhe për të gjithë shokët e ekipit që kemi qëndruar të gjithë të bashkuar. Nuk mund të mungonte dhe falënderimi pët të gjithë tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë që na kanë mbështetur dhe për çdo emocion që na kanë përcjell.”

ShkodraWeb Channel