ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

ZYRTARE/ Shqipëri- Islandë nuk do të luhet në “Loro Boriçi”, FSHF publikon çmimet e biletave…

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Shqipëri-Islandë, përballje e cila do të zhvillohet në datën 10 shtator 2019 ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, Elbasan.

Shqipëria bën pjesë në grupin H, të këtyre eliminatoreve sëbashku me këto përfaqësuese: Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Të gjithë të interesuarit për bileta, mund ti blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: bileta.fshf.org. FSHF ju bën me dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje, ku mund të blini biletat për të ndjekur përballjen e ekipit tonë përfaqësues.

Më poshtë mund të gjeni listën e çmimeve të biletave në lek:

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.