Këshilli i Ministrave ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zëvendësministrit të Brendshëm, ndërsa tashmë do të komandohet në drejtimin e këtij dikasteri në vendin e Fatmir Xhafajt. Aktualisht, zyrtarisht janë pesë zëvëndësministra të Brendshëm; Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari, Julian Hodaj dhe Sandër Lleshi, që do të jetë i parë dhe i komanduar ministër.
Lëvizja e kryeministrit erdhi pas vendimit të Presidentit për të refuzuar dekretin për gjeneralin. Nisur nga situata e krijuar, Rama e emëroi zëvendësministër dhe e komandoi duke nxjerrë jashtë loje kreun e shtetit. Presidenti u shpreh dje se nuk do të lejonte përpjekje sfiduese, ndërsa tashmë pritet që kush do të jetë reagimi i Ilir Metës, që aktualisht ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali.